Ti ikën e vjen…Diana Mehmeti


Ti ikën e vjen e

flori n’tajer

Sa më prek

fytyrën

dehem si

me verë

Fjalën kur

ma thua

e përzien

me mjaltë

Është si

manaferra

E ëmbël e

thartë

Frikëzat e tua

sa të shkojnë si

hoje

Kur më the

të dua

fjalët numëroje

Ngadalë i flisje

në zinxhir safiri

Un po’

një gisht uji

ika nga fiqiri…

Sa më preke

gishtin

S’ishte më i imi

Sa digjej nga

zjarri

Shuhej përvëlimi

Këngën un për ty

Ku e çova këngën

S’di se ku e humba

tutje mori

mëngën

Dorën kur t’a

prek si

pëndë pëllumbi

Dale me ngadalë

nëpër gjoks më

humbi!

Ikën e më s’ikën

dielli në çati

Një sy kish nga nata

tjetrin nga ty

Moj erë e

pranverës

Ti ma solle

shpresën

Parfumin e

gjirit

me erë limoni

Dielli s’perëndon

mijëra diej u

ndezën…

Në kam qënë

në gjumë

S’dua të më

zgjoni

Mbyllim çdo ditë

me një buzëqeshje

Dhe

qiellin pikturoj

Me ëndrrat e mija…!

Ëndrrat e mija

Respekt

Diana Mehmeti

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 193

Të gjitha reagimet:

9Ti, Gori Stafa, Safet Syla dhe 6 të tjerë