Ti je femra më e bukur-Petro Sota


TI JE FEMRA MË E BUKUR

——————————————

Ti je femra më e bukur që kam parë,

Dhe pa u stolisur, si shumë të tjera,

Si stoli, ke dy sy të bukur si margaritar,

Që për femrën, janë cilësi edhe vlera.

S’do të kërkoja tek ty asnjë tjetër detaj,

Që të ishja më i bindur edhe unë vetë,

Femrës së bukur, i mjafton shikimi i saj,

Që të shkarkoj tek ty, të gjitha rrufetë.

Edhe po të kërkoja të tjera hollësira,

S’do të ndryshoja, asnjëherë opinion,

Një femër mund të ketë shumë cilësira,

Por vetëm një burrë i dashuruar i shikon.

Bukuri të tillë, s’mund ta harrosh dot,

Edhe në të tjera femra, sikur t’i shikosh,

Të tjerat mund të duken, ndoshta kot,

Dhe menjëherë ato, mund t’i harrosh.

S’kisha parë ndonjëherë një femër si ty,

Aq të bukur, sa mund duket si përrallë,

Se ti, nuk je më e bukur, vetëm në sy,

Por i gjithë sharmi yt, shkrihet në mall.