Ti je me mua-Nexha Reçica


Nexha Reçica

Ti do kthehesh sërish në itakë
rrugën e gjatë e mungesën gjithë pritje
lerja kujtim një ëndrre
tek unë ke dashurinë
ashtu si e ke lënë.

Ti je me mua
edhe kur largësia
na mban
as në tokë
as në qiell
edhe kur shiu sjelll
pikëllim e trishtim.

Unë jam me ty
në të gjitha planetet
në të gjitha kohët
edhe atje ku jeta e vdekja
ndeshen pamëshirshëm
aty jam unë.

Unë jam me ty
në të gjitha planetet
në të gjitha kohët
edhe atje ku jeta e vdekja
ndeshen pamëshirshëm
aty jam unë