Ti je si gonxhja e trëndafilit-Blerta Basha


Ti je si gonxhia e trëndafilit,

sy xixëllonja ime e ëndrrave

Ti je pasuria e jetës time,

me ty do ngjitem e në henë.

Fytyra jote si petalet e bukura

më trazon gjumin e natës,

ti je malli ti je i gjithë gëzimi

O dashuria e zemrës.

O flutura ime shumë ngjyrëshe,

me krahët fluturuese ngjyra ylberi

një ditë do të këpus me endje,

do të mbjell në lulishten e zemrës.

Do të uis me dashurinë e shpirtit tim,

që të ngelesh gjithmonë gonxhe e fresket .

Buzëqeshja jote si dallëndyshe,

më lumturonë vitet e jetës…

Me ty shoh veç diell çdo ditë,

O ëndrra ime e vërtetë.

Në zemrën time lëshon dritë,

plot aromë

Dhe shpresë..

Ti moj gonxhja e trëndafilit

Mbushur trupin me vesë.!!