Sherife Allko

Dikur, të prisja tek ky stol .
Dridhesha e tëra,mezi prisja të t’shihja.
Peizazhi mbante zgjedhën mbi supe,
Unë vendosa shpresën time ,
mbi zemrën tënde të pafajshme .
Është e shenjtë për ne të dy
pulsimi i shpirtit pa asnjë dyshim
Vetëm me një pērgjigje në krahët e tu,
e përkëdhelur ,ëndërrimtare .
Ti, je ëngjëll legjendar në çdo hap timin,
kur jam pranë jush .
Ky stol ,flet sa here të ulesh mbi të .
Fëshfërinë pranë veshit çdo tingull e fjalë
Është sonet e dy zemrave të bukura . …,
Dhe kur filloj të ecë nëpër botë,
nuk mund
ta ndalojë
Duke më mbushur me ëndrra,
iluzione e dashurisë ,
e një mijë fjalëve …