Ti je Vlora-Muhedin Mahilaj


A ka lule tjetër Xheneti

Lule si Vlora në kētē jetē?!

Shpatullat malet, gjinē deti

Sofērshtrruar plotē terbiet?!

A ka si vlora bukuroshe

Themē se nuk ka tē dytē

Mes vetullave gjarpëroshe.

Shkon njē lumë, ja lanë sytē.

Vetē shqiponja dykrenare

Vjenē, ulet nē gjirin tēndē.

Tek ty çelen veç behare.

Nēn kēta male, hijerēndē.

Kush dēgjoj dhe s’u gēzua

Kush tē pa dhe s’u marrua.

Bletē qē vallzon në zgjua.

Vallzojnē – stolitē e tua!

S’ka tjetēr si ti, si ti zonjē

Ti je fati, ti je risia!

Ti je zonja, zonja bellonjē.

Te ty buron mirēsia.

Ti je Vlora, s’ka si Vlora.

Zoti t’ka veshur me uratē.

N’gjirin tēndë qē ndrinē si bora .

Thyhen furtunat me shtrrëngatē.

Me male përmbi dy dete .

Ti je vetē pena, ti je vetē dora!

Herē gēzime, herē derte.

Vjenē tek ti dhe ngordhë sorra!