TI LUFTON T’VRITET TRISHTIMI….!!
Edhe ai di të ” luftojë.”
Heeej t’lumtë pena,o poet.
Ti qëllon mu në shenjë.
Ti nuk vret por godet.
Gjithë të ligat ,që rëndojnë.
Mbi të “vegjël” që i nëpërkëmbin.
T’ju shërosh plagët,që u kullojnë.!
Ti ju thua troç e shkoq.
Plagëvënësve ,mbi shoqëri.
Unë me këtë “armën “time”
S’do t’ju lej ,kurrë qetsi….!!
“Arma” jote quhet penë.
Vargu yt, rrjedh si burimi.
Heeej t’lumt mendja o poet.
Ti lufton ,t’vritet trishtimi…!!
Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri