Ti më dremit në kështjellën e shpirtit-Violeta Kadriu


Violeta Kadriu

Ti më lodron në ëndrrat e mia,

edhe atëherë kur nuk ëndërroj,

ti rrjedh si lotë në sytë e mi,

edhe atëherë kur nuk lotoj.

Ti m’ iu buzëqesh agimeve,

edhe atëherë kur unë nuk buzëqesh,

ti m’ u bleron shtratin të gjitha stinëve

edhe atëherë kur borë e ngricë reshë.

Ti loz “ Shotën”, “ Tango” me muzat e mia,

edhe kur poezia ime s’ nxjerr varg,

më je yjësia, dritësia, mirësia,

dhe kur mijëra kilometra më je larg.

Më je vera më e ëmbël kuqaloshe,

që përnjëherë më mban esull e tapë,

mbi lule më e mira flutur pikaloshe,

që portat e zemrës sa herë do m’ i mbyll e hap.

Ti m’ ia farfurit krihët shpresës,

edhe atëherë kur s’ vie erë shpresë,

ti, që i dhuron njomështi vesës,

edhe atëherë kur në lule s’ njomështon vesë.

Vetëm ti ma numëron tik- takun në zemër,

kur të tjerët s’ ma njohin e s’ ma dëgjojnë,

ti më dremit në kështjellën e shpirtit,

kur të tjerët ëndërrojnë ta pushtojnë.

VIOLETA KADRIU, Shkurt, 2024, Podujevë