TI ME HAPE PORTËN E ZEMRËS


-TI ME HAPE PORTËN E ZEMRËS-

Ti nën dritëzën e argjendtë të hënës,
S’di si m’u shfaqe aq i fshehtë,
Më hape butësisht portën e zemrës,
Dhe ma pushtove lehtë e lehtë.

Ti pëmbi dritëzën e bardhë të hënës,
Shkëndijoje magjishëm përmbi re,
Ah, ç’ma vodhe çelësin e zemrës,
Lermë të qetë, mor, si s’më le!

Ti nën dritëzën e artë të diellit,
Aq ëmbëlsisht më dogje si qirinë,
Fluturojnë ëndrrat tej e tej qiellit,
Plastë kush se njohu dashurinë…!

-ANELJA LAKO

About Post Author