Ti moj jetë-Vilson Mersinllari


TI MOJ JETË

————–

Ti moj Jetë,qënke lajkatare

të bën të qeshesh,të gëzon

pastaj bëhesh,shumë mëkatare

moment njerëzit,i lëndon.

E pa shpirt,tregohesh herë,herë

e le pas kraheve,lajkatarinë

i helmon njerëzit,i bën -Zeher-

u heq nga shpirti,ti lumturinë.

Kur njerëzit e dashur,ti jua merr

mëkatet e tua,më shumë i shton

jetën jua nxin,jua bën sterrë

dhe për këta njerëz,ti nuk mendon.