Ti mos eja këtë natë,
Pyllin të mos e bëjmë rrëmujë,
Zemra në liqen të thatë,
Le të mbetet, peshk pa ujë…
As në shi as në diell,
Ti përplasi zemra krahët,
Porsi zogu nëpër qiell.
Ti mos eja ëndrra ime,
Këtë natë jam i zënë,
Kam nja dy hejbe me thrrime,
Kam pesë shekuj i pa ngrënë.
Ti mos eja asnjë grimë,
Do na shkojë nata bosh,
Sonte lërm të ngop urinë,
S’di sa shekuj më heq osh!…
