Ti nuk dije se vetmia vret!!Donika Meta Gjura


Donika Meta Gjura

Në gjurmët e skalitura, n’piedestal po vështroja,

Zemra fort më shkundi dhe s’dija çfar

të bëja,

Kur befas ca drithërima në trup më pushtuan,

Sytë e përlotur me të zemrës u kryqëzuan.

Teksa ecja vetëtimthi n’shiun e jetës, doja t’strehoj zemrën,

Por kurrë nga ty nuk e prisja, se do t’më bësh gjëmën.

Në strofullën e egër të një realiteti

që vret,

Unë të dhash besën dhe me ty e lidha një jetë.

E tash më tek unë, asgjë nuk mbeti,

M’rrëmbeu melankolia dhe shpirtin

m’a treti.

E zhgënjyer frymoj n’ajrin që shpërdan dhimbje pa fund,

Ti fitove, dhe pa mëshirë këtë e quajte

triumf.

Ama unë me kokën lart eci rrugës kur dal,

Me ndërgjegjen e pastër si të ishte kristal,

Ti, po po ti nuk e dije se sa vetmia vret,

E tani një tjetër femër përkëdhel e asaj i thua “jetë.”

Në lotin e kripur kjo zemër e mjerë do të notojë,

Por mos harro, se kurrë m’shumë se unë ajo s’do të dashurojë!

#NgaDonikaMetaGjura!