….”Ti nuk mund të ikësh, harrove kur thoje …. !!!”


Pirro Minella Millona

…Ja erdha, si dikur te te gjeja.Te kerkova, kudo ne cdo rrugice e kalldrem, ne cdo sokak keto dite…
Mos ik keshtu pa u pershendetur. Kaq shpejt harrove.
A nuk ishe ti qe lexoje e para rrjeshtat e mia tere pasion.
Kur me ndreqje gabimet e mia ortografike, si pasoje e emocioneve te castit te shkruajtjes se atyre rrjeshtave.
Sapo une vonoja rrjeshtin e rradhes ti ankoheshe dhe binte zilja e telefonit, dridhej dhe nuk pushonte deri sa ta merrja diku te hedhur pa kujdes ne ndonje cep, degjohej zeri i dridhur:
-Jam une, me mungon rrjeshti yt.
Ishte nje vonese e vogel dhe ti ankoheshe pse nuk erdhi ai rrjesht qe ti e prisje me aq endje.
Shume here ti ja kaloje edhe Diellit per te me thene mua :
-Miremengjes.
Kur me mungonte motivi per te zhubravitur disa rrjeshta, kur ne fakt ate dite nuk kisha muzen e nevojshme, ndihesha i zbrazet ne shpirtin tim, i shteruar, si shkreterira qe nuk ka ndjere puthjen e shiut te pritur me aq padurim, ti gjemoje vije si rrebesh i plote dhe derdhje detin e bukur te pasionit tend ne shpirtin tim.
Dhe pikerisht ky det behej muza ime, frymezimi im.
Harroje si me therrisje i marri, i dashuri dhe here here me shaka me therrisje erdhi “romantiku” im…
Te gjitha keto qe te thashe me lart, fjalet, epitetet apo premtimet e dhena tere pasion, vetem kjo nate ketu ne dhomen e erret te hotelit i treti.
Vendin e zuri erresira, hije qe me ndoqi nga pas keto dite ketu ne qytetin e ngurte,.
Pyes une:-Ku je ti, pyet, hija qe me ndjek :-Ku je ti dhe nata e gjate pyet:-Ku je ti.
-Mos Ik. Kjo fjale shuhet ne kete erresire pus, kjo erresire e vret kete fjale.
Ti nuk mund te ikesh dot, megjithese ke thene mbase ne heshtjen e thelle:
“Lammtumire….”
Mos harro premtimin e thene ne ato caste pasioni:
-Jam e para qe perpij rrjeshtat e tua.
….Mos harro dikur kete premtim solemn me ke dhene, kete premtin as dheu nuk e tret.
Te pres ne infinit se nje dite do te vish…!!! 

About Post Author