Ti o jetë…Zymer H.Haliti


Ti o jetë çfarë më dhurove në këto vite.

Çfarë prita e çfarë më afrove mua vallë

Sa shumë pranvera,dimëra ikën n’pritje

Unë jetova gjithnjë me shpresën zvarrë

Ti o jetë më erdhe në fillim erë trëndafili

Plot nektar më dhuroje për çdo mëngjes

Kishte ditë kur m’kënaqej zemra e shpirti

Por,kisha edhe çaste mbetja pa shpresë

Ku tretën këto vite jetë,ku shkuan aq shpejt

Duke kërkua agimin e mëngjeseve të blerta

S’di o jetë e ëmbla jetë a është kjo e drejtë.?

Disa gjëra kurrë s’i kuptova se janë t’vërteta

Udhëtova rrugëve,labirintheve enigmatike

Duke kërkuar melodinë e jetës nëpër vargje

Asnjëherë se kuptova atë këngën magjike…

Që thurrur kam vet për udhëtimin me halle..

Ti o jetë e ndieshme për zemrën time gurë

Disa herë më përplase nëpër këto shkrepa

Mes nesh të huajt patën ngritur diç si mur…

Ecja rrugëve i humbur derisa at mur theva.