Ti o poet pirat-Vilson Mersinllari


——————–

Mund të ma vjedhësh vargun,ti [si ç’ma ke vjedhur]

nuk do të them as një fjalë

mund të më vjedhëSh edhe strofën

prapë unë ty,do të të fal.

Po më vodhe tërë poezinë

ta dish o njeri i ngratë

do të demaskoj dhe denancoj

për këtë ty,o poet pirat.

Sepse poezia është e imja

nuk është plaçkë,thes me mall

ta dish mirë ti o poet pirat

ta dish mirë o poet djall.

Ato që kam shkruar,janë ndjenjat e mia

dhe ti poezinë time,nuk ma merr dot

një ditë bashkë mund edhe të takoemi

sepse shumë e”vogël”është kjo botë.

Ta dish mirë o njeri,për këtë

sepse kurren e kurrës,nuk të fal

ty hajdut dhe-pseudo-poet-

ti që e quan veten poet,o poet djall.