Një pellumb i bardhë,
Fluturon e s’ndalet,
Një lajm te ri mbanë.
Mesazhin e paqes,
Se lufta u mund,
Lajmin e fitores,
E shpërndan, gjithkund.
Fluturo!. përpara,
Ti engjell i paqes!.
Një lajm, një mesazh,
Një shpresë jepi botës!.
Me britma, gëzimi,
Turma po te pret!.
Dhe me lot ndër sy,
Paqe, po thërret!.
Ti pëllumb i paqes,
Me shpejt, fluturo!.
Sihariqin, përhape,
Ndër njerëz, ngado!.
Si shigjeta turrur,
Në qiellin pa anë,
Ti, Engjell i bukur!.
Mesazhin shpërndan.
Mban lajmin e paqës,
I bardhi pëllumb.
Turrën djajt nga pas,
Ta vrasin me plumb.
Dhe ja, edhe pak,
Te turmat ja, mbrite!.
U dhe lajm e gjak,
Tek u përpelite.
Oh!. Ti plumb mizor,
Ti gisht gjakatar,
Paqën, bën theror?…..
Pëllumbin e bardhë?.
Mallkuar, në zemër!…
I xi emri plumb,
I bekuar emri,
I paqës pëllumb.
Bëj tutje, përpara,
Dhe pse, krejt në gjak.
Ti pëllumb i paqës,
Maratonomak.
Sulu, shko përpara,
Plumbi të ndjek pas,
Turmat me, – Urra!…
Të presin, plot gaz!.
Dhe gjall’ apo vdekur,
Fitoren, legjendë,
Ti, pëllumb i shkruar,
Perhape çdo vend!.
Ti pëllumb i paqës,
Maratonomak,
Lajmin e fitores,
ndaje në çdo prag!.
Demonet e luftës,
Shpejt, me siguri,
Te Zoti krijues,
Japin llogari!.
Sulu plot guxim,
Në rrebesh dhe lot!.
Gjithnjë ke bekim,
Nga i madhi, Zot!.
Lotët, shndrisin faqës,
Zemrat i perflak!.
Ti, pëllumb i paqës!.
Maratonomak!.
Liri, mbill kudo,
Në çdo kontinent!.
Paqen, prediko,
Gjithkund, në çdo vënd!.
Njerëzia, një ëndërr,
Si pëllumb të bardhë,
E ruan në zemër,
Si një gjë të rrallë!.
– Fitore!. – Thërrasin…
Rreth botës përqark.
ti pellumb i paqes,
Maratonomak!.
* * *
(Ndue Z. Ruçi.)
