Ti Shqipëri-Zymer H.Haliti


TI SHQIPËRI

Ti je si yll që shndëritë natën retë

Ti je si lule që çelë çdo pranverë

Ti je shpresa që jetës i jep kuptim

Ti je mbretresha, idilë e shpirtit tim.

Për Ty thonë se je shumë e bukur

Aty qëndron krenare dhe e lumtur

Kush të pa njëherë shumë të çmoi

Kush qëndroi aty filloi të të adhuroi

Ne jetuam në dy anë të ndryshme

Por mendimet tona disa herë u poqën

S’doja kurrë që të jemi ndryshe…

Ndaj pa të drejtë në largësi u dogjëm…!

Ti sot lulëzon kudo me kokēn lart ngritur

Ne në Kosovë jetuam…! Me ty jemi rritur

Ndihem sot i lumtur,që të shoh të praruar

Ndaj së shpejti do vijë aty, për të pushuar.