Ti s’më ke njohun kurrë-Donike Rrethej


TI S’MË KE NJOHUN KURRË.

Ti s’ke njohun kurrë shpirtin tem,
ti veç zemrën teme e ke vra,
kalue malet kam si ( Dhoqinë ),
e mbi shpatulla mbaj t’fatit barrë e ma…

Ti s’më ke njohun aspak ,kurrë nuk deshte,
ndoshta edhe brenga jeme ktheu gjithçka n’lot,
sot mos m’numëro detet q’i kalove ( Odise ),
Unë s’mundesha e s’deshta kurrë me ken (Penelopë ).

Ti mundesh me ken padron i botës ,burrë…
mundesh edhe me ken ( Don Zhuan ),
po unë shpirtin e kam qelibar,
dhe zemrën pak t’smut po zemër kam.

Ti nuk më njohte ,nuk mundesh dot ,
se unë ika mora arratinë,
unë jam midis dy botësh ,jam n’dye botë,
lerg mërgue kam tesh si ( Dhoqinë ).

Jam n’dy kohë deshte a s’deshte ti…
ti nuk m’njeh ,kurrë s’më ke njohun !
Unë ,kalova dete pa barkë e male pa shteg,
prej kohët kam shkatërrue gjithçka ,

sjam ma ( Penelopë ), tesh jeta e ti m’keni lodhun.