Ti vjen pranverë me lule shumë-Godo Mehmetaj


Ti vjen pranver me lule shumë

me cicërima zogjsh ti vjen

ata flurojnë të gêzuar

folenë ndërtojnë aty mbi pemë

Dhe gjethet celin për cdo ditë

rritet bari e terfili

mëngjeseve pa zbardhur mirë

ëmbël ja nis këngës bilbili

Rrezet e diellit bien mbi tokë

era shpërndan rete në qiell

gjithë kaltersi syri të shikon

malet zbardhin ngarkuar me borë

Bashkë me pranverën dhe dallendyshet

ato kthehen në të vjetrën fole

ballkonët mbushin me cicerima

këngës ja marrin kuvendojnë mbi tel

Nga Godo Mehmetaj.