Ti zjarrmon si zjarr-Gina Kapej Xhaferaj


Moj e bukura si vera

zemrën time ma zjarrmon

nëpër flokët kaçurrela

ah ta vija atë dorë

Zëri yt si bilbil mali

Ditë më ditë më tingëllon

Të prita ditën te zalli

Nëpër rrugën ku kalon.

Kur më ikën tundet mali

xixa xixa xixëllon

syrin ballin ta puth flladi

Me fustan që zbardhëllon.

Je si diell je si hënë

o sa dua të takoj

për ty thura ëndrra mbrëmë

ah të kisha përgjithmonë

O ylli me shtatë yje

lule maji që sython

Je aroma në korije

nëpr shtigje të kërkoj

Më përngjan si zanë mali

Shteg më shteg po të kërkoj

Moj flutur krahë zjarri.

Erë e malit të freskon

Gina kapej Xhaferaj

Athinë 6/1/2025