Ti…Zymer H.HalitiTi…


Ti, je si yll që shndëritë natën retë
Ti je si lule, që çelë çdo pranverë.
Ti je shpresa që jetës i jep kuptim
Ti je ajo e bukura idilë e shpirtit tim.

Për Ty thonë se je shumë e bukur
Por,qëndron diku vetëm e strukur
Kush të pa njëherë shumë të çmojë
Kush foli me Ty filloi
të dashurojë.

Ne jetuam në dy anë të ndryshme
Por shikimet tona disa herë u poqën
S’doja kurrë të kem sjellje të mërzitshme
Ndaj padashur në largësi ne u dogjëm…!

Ti sot endesh rrugëve me shikim trazuar
Qytetit që dikur ia njihnim skutë e sokak.

Do ndihem i lumtur,
po të shoh të praruar
ashtu si ishe Ti dikur…
ende s’të kam harruar.

Po afrohet dimri i ftohtë
Shpezë e lule janë tretë
Aty, n’dhomën e ngrohtë
kujtoj çaste sa ishim vet.