…..” Tik taku i orës, tregon se koha po mbaron, jeta jote nuk pret në pafundësi, Jeta jote duhet jetuar….!!!”
…..E shoh përditë si çapitet, kur del nga shtëpia, për të bërë pazaret qetë, qetë, pastaj kthehet dhe ulet tek tavolina e saj në cepin e lokalit dhe e menduar rufit kafen e nxehtë, shokun e vetëm besnik, që i ka mbetur.
E kundroj me kujdes, në shpirtin e saj ka revoltë, për jetën e pa jetuar, të vajtur “dëm” vetëm për efekt “morali”.
Zëri saj është, i fortë godet, demaskon kërkon forcë për ta përballuar.
U drejtohet ashtu në heshtjen që flet shumë, Zonjave, femrave , gruas, motrës, shoqes:
Ti ke frikë dhe ëndrrat e tua, as nën zë nuk merr guximin ti thuash!
E ke provuar edhe e drithëruar, ekstituar deri në palcë nga një ëndërr lëngëzuar që të zgjon thellë një pasion, kështu të fillojnë fluturat në fund të shpirti tënd, e tentojnë të dalin jashtë.
Nuk guxon ta thuash e ul zërin, vetëm kafshon fort deri sa e bën gjak atë cepin e buzës, e turpëruar, që ta shikojnë të nesërmen tërë plagë.
Zërin asnjëherë nuk e ngrë.
Diku thellë në shpirtin tënd, dëshirat, pasionet me mister të fshehura i mban.
Ti, grua e bukur seksi, që pa gjume të lë i ndezur zjarr epshi brënda teje, je Ti, që fshihesh edhe nga vetë pasqyra e dhomës së gjumit, me siguri ajo fytyra e marrë flakë nuk të pëlqen ta shikosh të duket sikur nuk është fytyra jote, por e dikujt tketër krejt e huaj për Ty..
Je, Ti që fsheh strukur thellë dëshirën të mbulohesh nga buzët e përvëluara dhe nga duart e nxehta.
Ty, të drejtohem grua kushdo qofsh, nga pasioni i pashuar tërë natën, pret mëngjezin zgjuar në fund të krevatit.
E di, je Ti, grua përbrënda je e nxehtë nga pasioni, në shpirtin tënd është gati të shpërthejë vullkani.
Çdo natë fshehur për Atë qan në heshtje me lotë të hidhura.
E pret të të pushtojë fort dhe të zhvirgjërojë shpirtin tënd, që askush nuk e ka zhvirgjëruar deri në atë moment.
Të lutem Unë, të drejtohem Ty, e djegura tërë jetën për shpirtin tënd të përvuajtur:
….”Ngrije zërin tënd, flake tej turpin, dil nga ajo kornizë, që të ka robëruar tërë jetën. Shiko orën, tik taku i saj ecen pambarimisht, tik taku i saj tregon, se koha jote po mbaron. Jeta nuk të pret, ajo duhet jetuar. Këtë e ke Ti dhe vetem Ti në dorë, per ta jetuar…..!!!”
Pirro Minella Millona
