Timo Mërkuri:Simbolika e  një Poezie


Simbolika e  një Poezie

Me poezinë e Sabit Rrustemit (gjer në vitin 1999)

Nga Timo Mërkuri

Emri i Sabit Rrustemit është i vlerësuar në letërsinë shqipe në Kosovë qysh në fillimet e tij. I lindur më 3 prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit, i diplomuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë në vitin 1987, poezinë e parë e boton në vitin 1977 në “Zërin e Rinisë” të Prishtinës, nndërsa në vitin 1981 u burgos dhe u dënua për shkak të tregimit “Nën maskën e mysafirëve” që realisht ishte shkruarnë vitin 1979, por që botimi i tij te Revista “Fjala” më 1 prill 1981 koincidoi me protestat në Prishtinë.

Pas një heqjeje të drejte botimi prej nëntë vitesh, në verën e vitit 1990 i botohet libri i parë me poezi, “KU I LA LISAT ERA” me redaktimin e Ali Podrimes, libër që në fakt e kishte dorzuar për botim qysh në vitin 1981, (në moshën 22 vjeçare) duke hapur kështu “shtegun” e vërshimit të një serie botimesh, që deri në çlirimin e Kosovës, krahas me aktivitetin politik prezantohet me botimin e:

“Besoj në një diell”, Fjala 1992 Prishtinë.

“Variacione për larine”, Rilindja, 1997, Prishtinë.

“Pika e zezë”, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.

“Maska e mysafirëve” Sh.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.

“Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës”, prozë dokumentare 1994, Sh. B. “Plejada” Redaktor Beqir Musliu.

Në Shqipëri ishte prezantuar në vëllimin me tregime nga Kosova “Djepi i lashtë” Sh. B. “Naim Frashëri” 1982, Tiranë.

Poezia e Sabit Rrustemi e periudhës deri në vitin 1999 dallohet për një simbolikë sa të bukur aq dhe të guximëshme, madje e parë sot në prizmin e kohës ku u shkrua dhe u botua, themi se është tepër e guximëshme dhe shumë pak e mbuluar para censurës pushtuese. Zakonisht krijuesit nga Kosova poezitë e tyre i paraqesnin në formën e absurdit ose surrealiste për arsye që kuptohen lehtë, ndërkohë që Sabit Rrustemi spikaste me simbolikën e tij të “tejdukëshme”, duke tërhequr mbi vete jo vetëm admirimin e rinisë kosovare por edhe

vështrimin suverjues të shtetit. Unë kam folur për poezinë “Mplakja e Zeusit”, zbërthimi i simbolikës të së cilës është tepër e dukëshme, por te poezia “Dokumenti i grisur” edhe veli i hollë i simbolikës është flakur për tokë dhe shkrimi e publikimi i kësaj poezie e nge atë në rangun e një tribune me vargjet:

Grisi Dokumentin. U nis për në Shtëpi.

Këngëtarët akordonin çftelitë

Për ta pavdekësuar atë trimëri

Ju ftoj që ti lexoni këto dy krijime të një kohe pushtimi, dhune dhe censure të botuara në këtë klimë.

DOKUMENTI I GRISUR

(Ramë Bllacës, për shkak se nuk vuri gisht në Dokumentin e Marrëveshjes jugosllavo – turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve. Pas vrasjes së Tij, më 1937, kjo Marrëveshje u bë e plotëfuqishme)

1

Mblidheshin burrat. Pasdarkave bënin kuvend;

  • Na u shtua zullumi, këtu s’na mbeti vend!

Të mesërmen hapeshin fjalët:

  • Shkoi filani e filani…

Të tjerët bënin gati letrat

Rraçkat

Plaçkat .

Ndërsa një Burrë

Natë e ditë nuk e fikte cigaren,

Një sy gjumë s’e bënte.

Duhej shkuar tek ai Pallat i përhirtë,

Fatin e një populli mbante në Gisht…

2

Hyri brenda Qetësia e Furtunshme

Pa mirë se na erdhe,

Pa mirë se ju gjeta!

Nuk kish kohë për muhabete. Temenara.

  • Zoti ministër nga na polli kjo vaki?

Vrau atë heshtje. Monotoni.

  • Ulu njëherë mixho,ta dredhim nga një!

Burri ishte mësuar se si dridhte tash Ai.

  • S’është koha për ndejë, zotëri,

Një popull në rrugë prêt…

Nga kolltuku u ngrit ministri

Me fyryrën verdh e zemrën zi

Marrëveshjen Sekrete ia ofroi.

Tamam si ministër e urdhëroi:

  • Vëre pra Gishtin mbi këtë Dokument!

3

Drodhi kokën Burri.

Para syve i dolën varret e gjyshërve. Stërgjyshërve.

Eshtrat që u ndezën, që u shkrinë në një fjali:

Qëndroni! Mbi varret e tyre akoma bari s’ka mbi…

Iu turbullua gjaku. Iu nxeh sa s’ka.

Pallati u shemb. Sipri i ra.

Ai s’duroi më:

  • Shkrim – leximin unë s’e di

Veç djallëzinë tënde shoh në sy,

Plumbin e koburës këtu vë

Pa gjithçka të shuhet deri në hi!…

  1.  

Grisi Dokumentin. U nis për në Shtëpi.

Këngëtarët akordonin çftelitë

Për ta pavdekësuar atë trimëri

Tinzarët zinin pritat. Rrugët.

Me njërën dorë mbushnin xhepat

Me tjetrën armët.

Populli priste Burrin

Ai vinte i ndjekur nga plumbat

Për ta thënë atë që tash e kishin dëgjuar dhe fëmijët;

  • Bëra atë që duhej ta bëja

Shtëpive tona, një Popull ktheva.

( Jeta e re, 1980 )

MPLAKJA E ZEUSIT

  1. (Tatëpjetë Olimpit)

Duke përbiruar botën

Nëpër vrimë gjilpëre

Drita të harroi

As afër as larg nuk sheh

Sy-verbër sy-shtrembër

Prej të rënave qorre

Të plasen timpanet

As afër as larg nuk ndien

Vesh i shurdhër

Paudhësitë të shpunë

Nga s’kthen më

Tatëpjetë Olimpit të zbehur

Malit pa zot

Me gishtat që dridhen

S’futet peri në vrimë gjilpëre

Bota e vjell bukën që ia dhe

  1. (Kohët me vel të ri)

Si i çmendur

Shikon kohët që vijnë

-kohë çudirat

Si i çartur i pret

Kohët me vel të ri

Një dreq në di

ç’bluan për të ç’thur

Në vete çirresh e grihesh

Pa zhurmë

Heshtjen e ke modë

3.(Fashët e reve)

Ato re tymi fashë-fashë

Diellit ia mbyllin këndet

Nga niset për në tokë

Ftohtësia zë vend

Rreth neve botës

Zjarrin e ruan gjetkë

Me zili i sheh promethetë

Memec i shekullit

Vetveten sëpari ngrin

Vetveten sëpari djeg

  1. (Kujtesë e harruar)

Po plakesh

Tash asgjë nuk të kujtohet

As lëngu i ançarit

Humbe lumit të madh i vockël

As zot

As yrnek

Kot bëhesh servil

Fëmijë reprize

Ushtron cacitjen

Me shkopin mashtrues

Prej ballit kodër

Vëngër vështron

Presat e vdekjeve kah ndërrojmë

Tinëzaket qorre

  1. (Vjeshta në kokë)

Dhe flokët po të bien

Vjeshta të rri në kokë

Vetmitari cullak

Dikur ti luaje me to

Tash ato lojën po ta kthejnë

Me spektatorët

Në amfiteatrin e hapur

Sheh ftohtësinë nëndhese

E bindesh pa dashje

Nuk ka bar shërues për mplakje

( Konkursi letrar i revistes “Jeta e re”, 1980 )