Tinguj dashurie…Eralda Cuko


I trishti tingull heshtjen befas solli,
gjer melankoli shpirtin ma këputi…
Zemrën e brengosi dhimbjen thellë e mbolli,
në shtrojën e errësirës krejt më përhumbi…

Tingulli melodikëputur vrullshëm godet,
në sketerrë të shpie gjer në shkatërrim…
Zemra merr cegëm kur aty troket,
mbulohesh thellësisht fort me dëshpërim…

Kaherë ai tingull ritmin e ndryshon,
luan kaq bukur më sjellë alegri…
Gëzimi merr hov dhe zemra gufon,
fytyra gjallohet n’ekstazë e harmoni…

Ata s’janë tjetër veçse tinguj dashurie,
që ndezin zjarr ,dëshirë dhe pasion…
Dhe shpirti i mardhur merr hov lumturie,
të bukurat ëndrra nga gjumi i zgjon…