Tinguj violine

Një tel dridhet në harkun e zemrës
Histori plot ndjenjë tregon
Pentagrami nxjerr mijëra cicërima
Sonete pa fund dashurisë i këndon
Zemra hark vazhdon e dridhet
E zbutur,e dhimbshme,gazplot shpërthen
Me notat e saj vazhdoj e shkruaj
Vargun e rimên ajo ma rrèmben
Si trio vallëzon në ajër
E harku dridhshëm ndalon
E ethshme,pasionante,e bukur
Historia e dashurisë triumfon.