Tingujt e një kitare-Vilson Mersinllari


Tek rrugica jote,pranë një shtylle neoni

në këtë muzg mbrëmje,në këtë natë

me Kitarë në dorë,një djalë po këndonte

po këndonte tërë melankoli,një nerenatë.

Dhe ti moj vajzë,serenatën sa dëgjove

dhe tingujt e televe,të kësaj kitare

dole vrullshëm,jo nuk u vonove

duke nxjerrë kryet,pranë në dritare.

Djali këndonte qetë,tek shtylla e neonit

nga dritarja ti u zhduke,fare pa pritur

dole përsëri shpejt,tek cepi i ballkonit

dhe pranë parmakëve,po rrije ngjitur.

Ai ishte djali që dashuroje,që aq shumë e doje

që pranë dritares cdo mbrëmje,të këndonte serenat

por ti që të dilje në dritare,shumë herë hezitoje

duke e lënë të priste djali,në këtë vend,cdo natë.

Në mes vazove me lule,që kishe në ballkon

këpute me dorën tënde,një tufë karafilë

dhe djali nga poshtë ballkonit,ty të shikonte

të shikonte me vëmëndje,si do reagoje tinë.

Tufën e karafilave e hodhe nga ballkoni

dhe karafilat,mbi telat e kitarës ranë

dhe kitara e tij,një tingull të bukur nxori

dhe sytë me njëri,tjetrin me ëmbëlsi u panë.

Iku djali porsi era me zjarrin e dashurisë

iku u zhduk shumë shpejt,në terrin e natës

ti akoma në ato çaste në ballkon po përjetoje

tingujt e kitarës,dhe këngën e serenatës.

VILSON MERSINLLARI.