Ti…ti kokrra e
qershisë
Nëpër pupla të
kumrise
Të kafshoj
Kam frikë se
të bëj me gjakë
Më është djegur
buzë shkreta
Ca nga vapa
ca nga jeta
Pak veç pak sa
ta provoj
Frikë kam
më shkrin në gojë
Po sikur
të kap nga bishti
Të varen
kokrrat tek gishti
Cfai ka gishti
gisht qyqari
Të bëhej kuq si
zjarri
E do buza
bruza bruza
Ndaj dhe po më
bën merak
Ti ngul
dhëmbët si
topuza
Do më bësh
buzën me gjak.