Tjerr-Seti Pezaku Vladi


Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person dhe duke buzëqeshur

lëmshin e durimit shkallëthyer,

lumin e pulsimeve të ankthit që troket

për të takuar moralin.

Asnjë regëtimë e aromës së tij.

Rrudhosen,

ngurosen,

sy ujku bëhen

fytyrën kur u filmon morali.

E plagosën

këtë arterie të gjakut tonë në vena,

i mbyllën derën,

e shpallën non grada,

e përzunë.

Lulëzon

rrokopuja e “lirisë”,

ul kokën morali.

Kamja

gradohet gjeneral dhe varrin

e bën pa moral.

Shpërdredh lëmshin e durimit,

ngrej zërin skelave të qiellit,

skelave të ndërgjegjes,

zbraz llavën e gjoksit që djeg.

Lutem,

të çelë zambaku i bardhë,

morali diell me një qiell këngësh,

të ndriçojë mendjet,

të zbukurojë shpirtin.

@seti pezaku vladi