Çdo ditë,
Fytyrën mbaj ndër duar,
Me sy të përlotur,
Brënda saj,
Shpupuris ngadalë
Pupla kujtimesh,
Çastesh,
Egosh,
Dashurish
Për sherr,
Kapluar fatesh
Kohësh idhnake,
Lumturitë,
Askund si gjeta ndër to
Veçse tek fëmijtë,
Tek ata ish ndryshe
Sepse aty është tjetër ,
Tjetër dimension me dritë
Pa kushte,i vërtetë
Tek rrëmoj,
Brënda shpirtit
Ato,
Po këndojnë sërish,
Edhe tjetërkund,
Poezive,
Magjisë qiellore
Brënda shpirtit
T’më vijnë ngadalë
Pa bujë,
Të heshtura.
