T’MSOJ ME DASHT !
( erotikë ).
Kur mbramja , t’ket shtri trupin e ditën t’ket largue,
e dielli m’sheh diku midis malesh ,lodhun e rraskapitë,
ti mbylli sytë e lene trupin si shpirt me fluturue,
diku nelt ,ku flejnë andrrat e fantazitë.
Kur nadja , e amla nadje kah me shpla sytë e përgjumun,
e rrezet kan me hapë nji tabllo magji,
ti mendo kujtimet q’i i jetuem e koha tret përdit,
e prekjet ,ndjenjat e nxehta t’dhana n’pafajsi.
Kur qielli e toka t’bam n’nji kan me flirtue pa marre,
e era ,era e luleve kah me mbueshë gjithkah mbrenda e përjasht,
nig’joj fjalt e mija , q’i me erë kan me t’ardhë,
ti hap gjoksin tand ( kam me t’msue me dasht ).
Po ,se ti ?! Ti sdin kurrgja çka asht dashnija !
çka asht mbramja e nadja q’i andrrat ti zgjon,
ç’asht nji prekje e turpshme e nji puthje e nxehtë ,
a e din çka don me thanë kush me shpirt e zemër don?!
T’msoj me dasht fillimin e fundin e nji ndjenje,
n’pritjen e nadjes e kur terr ban përjasht,
( si duhet nji zemër , si preket nji trup q’i t’dishiron),
si mbillet nji andërr e brishtë n’shpirt e si duhet me dasht !.
Autore:
