Toka ime-Zymer H.Haliti 


TOKA IME

Këtë tokë e dua me shpirt e zemër
sepse është toka gjyshit, stergjyshit
kjo tokë e lashtë,e ndarë ka një emër
që moti,kur ti i Huaj ishe gjë e hiqit…

Tokë me vlerë,që ka zemër,ka shpirt
që ma la amanet babai kur po vdiste
me tha:ruaje,se unë s’do jem një ditë
kjo është e shenjtë,se është Ilirishte.

Babai iku me lot për tokën Dardane
nuk e pa t’lirë me diellin që shndëritë
ai,shumë e deshti jetën pa Hapsane
fjalët e babës sa më prekin në shpirt.