Tokë e pushtuar-Rubjana Nika


Tokë e pushtuar

Tokën ka filluar ta banojnë përbindësha,

tokën tonë të lashtë,

tokën tonë të mirë,

përbindësha ,monstra të çfarëdolloji,

pa zemër,pa shpirt,

të neveritshëm,të pështirë.

Toka më tani nuk është e njerëzve,

toka jonë e dashur,

shtëpia jonë,

grabitur nga përbindësha,

monstra të çdo lloji,

duhet të ndryshojmë,

sa nuk është vonë.