T’pata prèk-Edlira Llukacaj


Edlira Llukacaj

Iris!

Erdha,

Qe ku jam,

pata thànë në vesh,

E dimni ngrinte fjàlë

E shkrinte mall

N’at’ ujdhèsë,

Sa zbret prej rèsh…

Tu pata hedh në qafë, Iris!

Shpirti ngitte,

E un’

Fort e ngathët mbas tij,

Drejt e te ti…

Te ti pata mbërrì, Iris!

Si dikur,

Kur s’ishim veçse frymë

Kur s’ishim veçse shpirt,

Kur s’ishim dy,

Po njì…

E ti,

Ti kërkojshe fjalën,

Që në lisharsen e çmendun t’jetës

Të kishte hùmbë diku;

Perdja e pse-ve sýt ti kishte mbulù,

E çuditshëm,

Ndiqshe vedin në sytë e mi…

Aty,

Ishe krejt vetëm,

Vetëm ti…

Iris!