
TRADHTISË
Edhe ti ke pjesën e sundimit tënd
Në azilin e shkretë të pabesisë,
Paçka se s’të shkoi asnjëherë ndërmend
Që prehesh në llumin e poshtērsisë.
Se zoti nuk pērtoi, kur udhën- fat
Të tretën e natēs ta pati shkruar;
Gur të rrokullisur drejt pellgut mëkat
Me zemrën prishur dhe mendjen shfrenuar.
Dhe më lëvdohesh që mbjell errësirë
Me farën e turpit, o plangëprishur,
O krimbi, që bren lulen erëmirë,
O pjellë e gazit të arratisur !
Kur farën e turpit mbjell e shfrytëzon,
Jeta me leckën e turpit të mbulon.
H. Mehmetaj Nga vëllimi poetik ” As dielli s’më pērshēndet”