Tradita e Opojës – jehonë që s’hesht në Dardani-Miftar Térshnjaku 

Tradita e Opojës – jehonë që s’hesht në Dardani

Në ETNO FEST, SH.K.A. “Opoja” nuk performoi – dëshmoi.

Urime – suksese!

Nuk ishin vetëm valle – ishin gjurmë e kulturës dardane së lashtësisë që nuk fshihen.

Nuk ishte vetëm këngë djepi e ninulla – ishte zëri i tokës së lashtë – të performuara me zyrle e tupana, të paduruara në heshtje.

Të performuara e ekzekutuara në valle burrash opojarë të gjakut dardan.

Nga fshatrat me gurë, nga kullat me plagë, ishin ruajtur deri sot këto krenari e vlera të etnosit dardan.

Koha në zjarrin e pritjes – fjala rënduar në thirrje – erdhi Opoja, me rrënjë, me zemër, me shpirt.

Dhe skena e pranoi – SH.K.A. “Opoja” – SHARR – DRAGASH, siç pranohet një amanet që djeg në dorë.

U shpërblyen me çmimin për performancën më të mirë,

por nuk ishte shpërblimi që u dha peshë performancës,

ishte thirrje amaneti, si rënkimi i të parëve që u kthye në jehonë.

Jehonë e ruajtur ndër shekuj.

Ju lumtë, Opojarë!

Zëri juaj qan male e fusha – ai është gëzim e hare për të gjithë.

Suksese!