Tradita vazhdon-Bashkim Saliasi


Tradita vazhdon

tradita vazhdon

Bashkim Saliasi
NISJA NGA TIRANA
Data shënoi 4 qershor.
Një ftesë mbërriti në Whatsapp nga miku im Dritan Spaho.
Teksti i ftesës: Mësues Bashkimi, ne djemtë e Nishovës, në datën 5 maji do të organizojmë një takim në Malin e Shenjtë, Tomor. Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë event, ku do përurohet kënga me titull “Djemtë e Nishovës, me tekst të poetit Bledar Koçi, të kënduar nga këngëtari Dule Malindi.
-Ndihemi krenar të kemi midis nesh.
-Unë dje erdha nga Skrapari, Tani.
-Nuk e di se ku ke qenë dhe ku do të shkosh, por ne dëshirojmë të të kemi midis nesh në këtë ditë gëzimi. Kjo ishte biseda jonë në telefon me Tanin. Përgjigja ime ishte pas pak çastesh:
-Faleminderit ju djemtë e Nishovës, që më keni bërë pjesë të eventit tuaj, e pranoj ftesën me kënaqësi. Dritani bëri sqarimin si më poshtë: – Ne do shkojmë më përpara, për të realizuar vidioklipin, kurse ju do të vini me djemtë e Ladit, Alushin dhe Dashnorin, që do nisen rreth orës 9 e 30 minuta nga Tirana…Shko te lavazhi i Fluturit dhe prit djemtë se do të vijnë të marrin me makinë. Udhëtimi do jetë komod…
Ditën e dytë, në 5 maji në ora 10 00, u nisa për në Skrapar bashkë me Mondin, pronarin e tokës së Fluturit. Makinën e drejtonte djali Ladit, Alush Spaho. U ula në vendin e pare, pas meje u ul Mondi. Nga “Varri Bamit” dolëm në Shkozë. Në Shkozë hipi në makinë dhe djali tjetër i Ladit, Dashnori. Hymë në autostradë dhe për pak minuta u gjendëm në tunelin e Krrabës. Tuneli ndodhet në autostradën A 3 midis Tiranës dhe Elbasanit. Autostrada është pjesë e koridorit 8. Tuneli gjendet rreth 13 km larg Tiranës dhe 10 km larg qytetit të Elbasanit. Përshkruam rrugën Cerrik-Belsh-Kuçovë-Ura-vajgurore dhe mbërritëm në Berat. Ishte një udhëtim i këndshëm në këtë ditë pranvere, ku syri gjatë gjithë rrugëtimit të kënaqej me bukuritë e natyrës. Në të dy anët e rrugës Berat – Mrakull, kishin çelur bimët e gjineshtrës, me lulet e tyre të verdha, që ia shtonin bukurin këtyre viseve.
NË RRUGËN E RE PROKUCË-KULMAK
Në vendin e quajtur Prokucë, Alushi mori drejtimin në rrugën e re, ndërtuar nga fshati Kapinovë-Bargullas- Novaj- Qafa e Sirakës – Rrasë – Gjurma e Abas Aliut dhe drejt në Nishovë. U ngjitëm në Kapinovë. Rruga ishte e re, por jo me parametrat e duhura, me zor ndërroheshin dy makina dhe me shumë kthesa. Nga ky fshat, në vitet ’80-87 vinin nxënësit në shkollën e Bargullasit profili agronomi, pa shkëputje nga puna. Këtu lartë në qendër të Kapinovës do të ndërtohet një qendër turistike, – shpjegoi Alushi.
-Para viteve ’90 ka qenë hoteli dhe gjatë ditëve me borë vinin nga qyteti Poliçanit dhe i Beratit për të bërë ski dhe kaluar fundjavën. Mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Ilmi Koxhaj” Bargullas, në ato vite që punova si mësues në atë shkollë zhvillonim eskursione në pikën turistike Kapinovë. Nuk na u desh shumë kohë dhe para syve mu shfaq panorama e fshatërave Bargullas, Nishovë dhe Novaj dhe teje në horizont fshatrat Dobrushë, Selan, Vëndreshë, Therepelë, Valë etj
Alushi ndaloi makinën dhe më pyeti: -profesor ke qejf të bësh mjë foto si kujtim?
-Po, i thshë dhe zbrita nga makina dhe bëra disa foto shumë të bukura mbresëlënëse.

Pamje nga fshati Bargullas, 5 Maji 2023
-Ke mall,- më pyeti përsëri djali?!
-Pa tjetër që kam mall se, unë këto ara dhe shtigje i shkela me këmbë gjatë kohës që qendrova dhe punova në fshatin tuaj.
Kaluam fshatin Bargullas dhe u futëm në Nishovë. Alushi mori kthesën në një rrugë të pa asfaltuar duke marr drejtimin drejtë shkollës. Nga larg pash ndërtesën e shkollës që ishte dëmtuar, rrethimi dhe pemët e mbjella në teritorin e saj ishin shkatërruar.

Shkolla 9- vjeçare “Ilmi Koxhaj” Bargullas
E shikoja ndërtesën e shkollës dhe në mendje më erdhën kujtimet e ditëve të para, më 10 shtator të vitit 1980 kur zbrita dhe fillova punë në shkollën “Ilmi Koxhaj”. Gjatë gjithë viteve që punuam në këtë shkollë bashkë me kolegët e mi ndryshuam pamjen e shkollës dhe shkolla jonë u bë një nga shkollat më të bukura në rreth, por me keqardhje pash që ishte shkatërruar çdo gjë.
Më në fund Alushi ndaloi makinën brenda oborrit të shtëpisë së Agim Spaho. Udhëtimi jonë nga Tirana në Nishovë zgjati rreth dy orë e tridhjetë minuta. Të zotin e shtëpisë Agim Spaho e gjeta së bashku me bashkfshatarin e tij Agim Çelën. Pak më vonë erdhi dhe nipi i Agim Çelës, Ardit Çela, banor të Nishovës, por të larguar herët nga Nishova në Poliçan.
-Si të eci rruga?, – më pyeti Tani.
-Rrugëtimi kaloi për bukuri, -iu përgjigja Tanit.

Në shtëpinë e Agim Spaho, Nishovë
Pas përshëndetjes dhe freskimit me uji të ftohtë dhe nga një pjatë kos të freskët të shoqëruar me nga një gotë raki, mbrritën djemtë porositës të këngës dhe këngëtari Dule Malindi, i shoqëruar nga Klodi Skënderaj, Drini Maledhi. Djemtë e Nishovës ishin jo vetëm porositës të vidioklipit, por dhe sponsor të këngës; Dritan Spaho, Fluturim Koxhaj, Afrim Koxhaj, Argert Koxhaj, Gentjan Çela, Elidjan Bajraktari. U përshëndeta me ta dhe pas pak u takova me Ollgën të shoqen e Agimit, Laken, Bekun, të cilët më uruan mirëseardhjen. Nuk kaloi shumë kohë, u përgatitëm dhe morëm rrugën për në Kulmak…
NË HOTELIN E ADRIATIK ZOTKËS, NË KULMAK
Në ngjitje për në Kulmak, makinën e drejtonte Dritani.
-E kujt është kjo makinë,? – e pyeta unë Tanin.
-Këtë makinë e bleva para tre vitesh.
-Ta gëzosh, e urova, tepër komode.
-Eeeh mundohem të punoj dhe të jetoj…
Te gjurma e “Abaz Aliut”, në Rrasë, djemtë qendruan dhe shkuan për të bërë ritin e rastit. Zoti ju ndimoftë, urova.
Për pak minuta arritëm te hoteli i Adriatik Zotkës. Zbrita nga makina dhe fillova të takoj ish nxënësit e mi. Një pjesë të tyre i njihja dhe i mbaja mend shumë mirë. U takova me mall me vëllezërit Muhamet e Faik Koxhaj, Mustafa Bajraktarin, dhe djemtë e nipërit e tyre. Erdhën e më takuan me radhë Barjam Çela dhe nipi tij Sokoli etj. Para se të futemi brenda në resorant i ftova të bëjmë një foto së bashku.

Djemtë pjesë marrës në ambjentet e lokalit Kulmak

Me djemtë e Nishovës në Kulmak

Më pas kaluam në sallë, ku u shtrua dreka nga grupi organizator me gatimet tradicionale të zonës. Gatimet bio me shije mbresëlënëse. Pasi u ulën dhe zunë vend në tavolinë të gjithë pjesëmarrësit fjalën e hapjes e mbajti përfaqësuesi i grupit organizator Fluturim Koxhaj. Shkurtimisht ai u shpreh:

M Koxhaj, B Saliasi Fluturim Koxhaj Dritan Spaho
Mustafa Bajraktari
-Jam i lumtur, që sot organizojmë këtë takim dhe përurojmë këngën e fshatit tonë me titull “Djemtë e Nishovës”, me tekst të Bledar Koçit e kënduar nga këngëtari Dule Malindi dhe shoqëruar nga orkestra që ndodhet në krye të vendit. Falenderoj të gjithë banorët e Nishovës, që u bënë pjesë e këtij eventi. Falenderoj mësues Bashkimin, që sot është i pranishëm midis nesh. Falenderoj Petrit Çelën dhe nipin e tij Ardit Çela. Falenderoj në veçanti, vëllezërit Koxhaj Muhamet dhe Faik dhe e uroj Muhametin dhe djalin e tij, ………..që kanë datlindjen sot edhe një qind vite të lumtura.
Fjalën përshëndetëse e ka mësues Bashkim. Në fjalën përshëndetëse midis të tjerash thashë:

Bashkim Saliasi, Mustafa Bajraktari dhe Agim Çela
-Jam shumë i kënaqur, që ndodhem midis jush. Ju më thërrisni “profesor”, por unë nuk e kam këtë titull, por jam thjeshtë mësues i biologjis që pata fatin të punoj me ju. Unë ndihem pjesë e juaja, se në fshatin tuaj linda dhe rrita dy djemtë e mi. Unë u bëra pjesa juaj për tetë vite në gëzime dhe hidhërime. Ju falenderoj ju djemtë e Nishovës të tre gjeneratave që edhe pse banoni në Tiranë ju gjeni kohën dhe grumbulloheni për tu takuar dhe kaluar disa çaste të gëzuara midis jush.

Bledar Koçi, Bashkim Saliasi dhe Ardit Çela
Falenderoj poetin Bledar Koçi për tekstin e këngës të kënduar nga këngëtari Dule Malindi. Të uroj dhe gëzohem që ecën në gjurmët e babait, gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Koçi të mirënjohur nga lexuesit. Të uroj edhe një qind Muhamet bashkë me djalin tuaj. Të rroni sa të keni jetë e shëndet. Të përshëndes Agim, Mustafa, Muhamet e Faik, gjenerata ime pa lënë menjëanë bashkfshatarin tuaj Agim dhe nipin e tij Ardit Çela.
Në Whatsapp imeshoqe, Angjelina uron: – Përshëndeti gjithë pjesmarrësit në emrin tim dhe uroj nga ana ime suksese, shëndet dhe mirësi paçin ngahera. Respekt për djemtë e Nishovës dhe gjithë banorët e këtyre fshatrave, ku ne punuam dhe jetuam për disa vite…Të fala shumë familjarëve të tyre, që kanë edukuar këta djem të mençur dhe të zgjuar, që dinë të vlerësojnë dhe të ecin përpara. Qofshi të lumtur gjithë jetën tuaj…Me respekt për ju, nga mësuese Angjelina Tiranë. Kalofshi sa më bukur shoqërisht në këtë ditë të re pranvere.
Në këtë event merrnin pjesë 50 vetë, djem të tre gjeneratave. Blendi Koçi në fjalën e tij falenderoj të pranishmit për vlerësimin që i bën tekstit të poezisë të shkruar prej tij. Më pas radha i vjen këngëtarit Dule Malindi që prezantoi tekstin e këngës të shkruar nga poeti Bledar Koçi të titulluar; – “Djemtë e Nishovës”.
DJEMTË E NISHOVËS
Gjatë kohës, që Dule Malindi prezantoi poezinë e shkruara nga poeti Blendi Koçi shkrova këto vargje:
Në kulmak, vend i shenjtë,
Djemtë e Nishovës në kuvend,
Janë mbledhur shoqërisht,
Gëzojnë zemrat miqësisht.
Në vendin e perëndive festojnë,
Vallen hedhin dorë për dorë.
Vargjet e Bledi Koçit lapidar,
Nga hera qofshi të bashkuar.

   Dule Malindi                                          Djemtë në valle

Ku fillon Tomori, /stuhinë e dëborës/, ç’e lidha një besë/, me djemtë e Nishovës./Nën çatitë e gurta,/ mbushur zemrat plot,/ja me këta djem,/shokë e miq për kokë. Shkuan nëpër botë,/ morën pas vatanë,/ vetëm me Nishovën,/ ëndërra prapë panë. Mes dollisë, një këngë,/ ja thotë anë e lumit,/gjersa mbi Tomor,/ radhë ylli fundit./ Poshtë Malit baba,/ mallit seç u zgjova,/ më ngjanë këta djem,/ si Mane Nishova. /Një herë i lind nëna,/ si lisa Skrapari,/ djemtë e Nishovës,/ me shpirt qelibari.
Më pas këngëtari Dule Malindi prezantoi vijën melodike të këngës të shoqëruar nga orkestra Klodi Skënderaj në tastirë dhe Drini Maledhi në klarinetë. Mes këngës dhe haresë në momente çlodhjeje përshëndetën Mustafa Bajraktari, Agim Çelo, Ardit Çelo etj. Nën tingujt e muzikës dhe humorit kaluam disa orë të këndëshme në këtë perlë të natyrës, në Kulmak. Një foto me gjithë pjesëmarrësit në këtë event, ku dominuan gëzimi dhe hareja midis tyre.
Ngjalli emocione prerja e tortës dhe urimi që i bënë Muhamet Koxhait dhe djalit të tij për ditëlindjen. Eventi kaloi shumë bukur dhe në mbyllje falenderuam njëri-tjetrin për pjesëmarrëjen në këtë aktivitet festiv të rëndësishëm për ta.
Në Bisedë me poetin Bledi Koçi u shpreha:- Qe kënaqësi që të njoha nga afër Bledi. Në facebbok jemi frens, por nuk na ishte dhënë rasti të takohemi fizikisht. Të lexoj përherë në postimet që bënë në Facebook dhe më pëlqen stili juaj i të shkruarit. Nuk thonë kotë, dardha bie nën dardhë. Edhe babai juaj, Bashkimi ka një penë shumë të goditur dhe domosdo dhe ju do ecni në gjurmët e babait. Suksese të uroj.
Poezia është frymëzim, po nuk erdhi vetvetiu nuk del nga shpirti. Aty deke dëgjuar këngën e kënduar nga këngëtari Dule Malindi shkrova këto vargje.

SKRAPARASE
U deh kënga me raki
U çmend vallja dorë më dorë,
U fsheh reve një stuhi
U fal mjegull nën Tomorr.
E pwrkwzova Bledarin pwr poezin e shkruar enkas nw kwtw event dhe i urova suksese.
Poshtë zbrita me Dritanin.
-Si shkoi eventi,-mësues Bashkimi?- pyeti Tani.
-Aktiviteti shkoi shkëlqyeshëm, me mall dhe gëzim, ku u shpreh dashuria vëllazërore mes jush dhe respekti për vendlindjen tuaj. Ai më shpjegoi organizimin e eventit, për tekstin e këngës dhe për sponcorizuesit e këtij aktiviteti, për ta patur si kujtim ndërvite ne dhe fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat. E falenderova Tanin, që më bëri pjesë të këtij eventi të rëndësishëm.
-Ju mësues Bashkimi jo vetëm që jeni mik i familjes tonë, por i gjithë fshati, por ju dhe Angjelinën ruan respekt të veçantë, gjithë zona jonë, Nishova, Bargullasi dhe Novaj. Faleminderit Tani dhe ne ruajmë respekt dhe vlerësim për ju dhe gjithë banorët e kësaj treve…
PËRSËRI TE SHTËPIA E AGIM SPAHOS, NË NISHOVË
Me Agimin na lidh miqësia. Ai është nipi i hëllës time, Ferruzes dhe kemi jetuar pranë njëri-tjetrit në Nishovë. Dy familjet tona bëheshim me njeri-tjetrin edhe si komshinj. Agimi së bashku me Ollgën erdhën dhe punuan disa vjet në Tiranë, por nuk u eci shëndeti dhe u kthyen përsëri në vendlindje, në Nishovë.
Me kursimet e tyre ndërtuan një shtëpi të bukur në Nishovë, e cila për nga artitektura dhe vendi ku është ndërtuar dallon nga shtëpitë e tjera. Shtëpia e tij është shtëpipritëse e miqve dhe e shokëve që shkojnë në Tomor pë peligrinazh. Djali i tyre, Dritani punon dhe jeton në Tiranë dhe dhe nuk i ndan lidhjet në asnjë moment me fshatin e tij të lindjes dhe shtëpinë e prindërve të tij.
Në një bisedë Agimi tregon, se këtu në Nishovë ndihem më mirë së bashku me timeshoqe, Ollgën, si nga shëndeti ashtu dhe nga qetësia. Jam në kushte qyteti. Merrem vetëm me bujqësi duke kultivuar rreth e rreth shtëpisë perime dhe pemë frutore. E pash që nuk e përballoja dot Tiranën dhe vendosa të kthehem në vendlindje. Këtu jam me vëllezërit dhe djali më viziton shpesh. Të rinjtë pëlqejnë Tiranën, kurse ne mosha e vjetër na pëlqen fshati, -thotë Ollga.
Ollga pruri një broke të mbushur me dhallë të freskët. Klima e freskët dhe ajri i pastër të shtojnë jetën, -tha ajo. Për një moment, u shkëputa dhe shkova në ambjentet e shkollës. Çdo gjë ishte tjetërsuar. Bëra disa fotografi dhe u largova me keqardhje nga ai ambjent ku ne gjenerata e atyre viteve mësues dhe nxënës derdhëm djersë dhe ndërtuam një shkollë model.
U ndamë me familjarët e Agimit dhe vëllezërit e tij, Ladin dhe Bekun dhe morëm rrugën e kthimit drejtë Tiranës. Rruga na eci për bukuri. Në Vodicë, Dritani kaloi në sediljen e pasme për t’u çlodhur. Në timon doli përsëri Alushi.

Djemtë e Ladit, Alushi dhe Dashnori zbritën në Shkozë për në shtëpinë e tyre, kurse Dritani mori përsëri drejtimin e makinës.

  • Të falenderoj mësues Bashkimi, që erdhe dhe u bëre pjesë në këtë event të rëndësishëm për ne dhe fshatin tone.
    -E falenderova dhe i urova suksese dhe fat.
    Po e mbyll këtë reportazh me shçnimin e timeshoqeje në facebook. Angjelina Bardhi Saliasi

Dritan Spaho, Fluturim Koxhaj, Afrim Koxhaj dhe Gentjan Çela
Ju që keni lindur dhe rritur në Nishovë, keni marrë prej saj virtytet më të mira si dashurinë për vendlindjen……mikpritjen ….mallin për fëmijërinë ….edukimin….jeni çunat e Nishovës…e atij vendi plotë gjelbërim………..me banorë të shkëlqyer…të dashur, të respektuar… edhe pse jetoni në Tiranë me familjet dhe punët tuaja….. shpesh ktheni kokën nga vendlindja.

         Ju faleminderit për edukimin...dhe vendosmërisë tuaj...aq sa të mirë ishit në shkollë...po kaq të mirë jeni edhe sot.......
         Respekt për shoqërinë tuaj të admirueshme....