Trashëgimia jonë Kulturore. Një fshat Muze ! Dukat fshat -Vlorë !


Eduard Demo

Trashëgimia jonë Kulturore. Një fshat Muze ! Dukat fshat -Vlorë ! Një bukuri e braktisur, por që ja vlen ta vizitosh.

Kullat e Dervish Aliut, Dukat Fshat => Ndodhen mbi një truall dominues në lindje të fshatit Dukat. Ansambli ndërtimor që lidhet me emrin e Dervish Aliut, përbën një rast të rrallë në arkitekturën e ndërtimeve fshatare. Përsa i përket ndërtimit të kullave, ruan përgjithësisht tiparet karakteristike të banesave të Labërisë. Në kompleksin e banesave bëjnë pjesë: kulla mbrojtëse, kulla e vrojtimit, oda e madhe, shtëpia e bukës dhe ndërtimet aneksore. Fillimet e ndërtimit i takojnë fundit të shek. XVIII.

Vet Dukat fshati ka disa Kulla të tilla por jo në madhësinë e kullës së Dervish Aliut.

Kulla e Pilo Andonit, bashkëpunëtor i ngushtë i Ismail Qemalit është ndër më të mëdhatë në Dukat. Arkitektura e brendshme është e zgjidhur me hapësira drite të bollshme. Punuar me gurë të latuar , nga mjeshtra të punimit të gurit nga shqipëria e jugut. Dy katëshe mbuluar me çati me rasa guri. Me mjedise dhe dhoma të bollshme , për miqtë , familjarët , për luftëtarët dhe shërbyesit.

Por nuk janë vetëm këto dy kulla !

Nga qyteti i Vlorës Dukati ndodhet reth një orë largë me automjet të vogël. Ka edhe linjë urbane. Në Dukat fshat ka filluar edhe turizmi familjar malor nga vet banorët e fshatit.Natyra është e mrekullueshme, shlodhëse në të katër stinët e vitit. Ndërtesa tani kulla e Dervish Aliut dhe Pilo Andoni është ………………..

Dervish Ali’s Toëers => They are over a dominant land in the east of Dukat village. Buildings, linked to the name of Dervish Ali, are a rare case in the architecture of rural buildings. Regarding the construction of toëers, they generally retain the characteristic features of Labëria’s houses. The housing complex include: defense toëer, survey toëer, big chamber, house of bread and building fixtures. Toëers ëere built in the late eighteen century. The building is ……..

Toëer of Pilo Andoni, close associate of Ismail Qemal Bej Vlora. Dukat Village.

About Post Author