Tre ditë heshta-Vilson Mersinllari


TRE DITË HESHTA

———————

Tre ditë heshta,unë asgjë nuk shkrova

dhe këto tre ditë,mu dukën si shekuj

ecja nëpër rrugë,bregut të Detit kaloja

mëndja ime më dukeshe,tamam si e vdekur.

Dhe pyesja veten,pothuajse shpesh herë

pse heshta kaq shumë,pse heshta vallë

sikur vetja më thoshte,rehat më lerë

t’shikoja si dukeshe,i vdekur ndër të gjallë.?

Kjo ndodh shumë herë,por jo vetëm mua

të gjithë krijuesve,që vargje krijojnë

kur ndjenjat janë shtrydhur,porsi limua

kur muza dhe frymëzimi,në çast mungojnë.

Por kjo dukuri,është vetëm momentale

krijuesi,poeti nuk rri dot pa shkruar

mendja e tij endet,në fusha,shkrepa,male

gjithmon mendon për vargjet,për të krijuar.