Tre ditë zgjat çudia( PISA në arsimin e Kosovës)-Nga Shefik Sadiku


Po vërtetohet thënia se çdo çudi zgjat tri ditë ! ( Gjandja në arsim). Për të satën herë po dëshpërohemi nga rangimi që po na bën PISA në arsim. Ç’është e vërteta nuk po na rangon PISA, por ne vetë po rangohemi aty. E gjithë e keqja e kësaj është se flasim e shkruajmë tri ditë për këtë, kurse 362 ditë tjera të vitit s’na bie ndër mend si e kemi ,ku e kemi dhe ku duhet ta kemi arsimin. Për fat të mirë që vlerësimi me shtrirje ndërkombëtare , PISA, po na bën me dije se nuk jemi kërkah, sepse vetkënaqësia në Testin e Maturës dhe Arritshmërisë, për maturantë dhe filloristë, na pati vënë në gjumë të rehatshëm hipnotik! Aq shumë vetëkënqeshim sa që as si çështje debati asnjë herë nuk e shtruam dështimin e atij testimi: të Maturës dhe Arritshmërisë, duke pranuar të vërtetën e hidhur se rezultatet që na dilnin nuk ishin rezultat i dijes së nxënësve, por rezultat i manipulimit të mësimdhënësve, drejtorive të shkollave dhe DKA-ve për t’u krekosur dhe servilosur para eprorëve se gjoja filan shkolla apo filan komuna arriti këto rezultate të “ kënaqshme” në testim. Vetëkënaqësinë tonë, fatmirësisht, e këndelli PISA, natyrisht nëse ne duam të këndellemi. Disa nga shkaqet e arsimit të dobët në Kosovë 1. Mos llogaridhënja e askujt për asgjë para askujt.

2. Politizimi i arsimit nga shkolla, në komunë, në ministri dhe në Qeveri.

3. Hapja dhe lëshuarja e diplomave pa kriter nga institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe universitar

. 4. Opurtunizmi i institucioneve arsimore si persona juridikë dhe i përgjegjësve arsimorë si persona fizikë.

5. Eksperimentimi i panevojshëm dhe jo konsekuent me kurrikuat dhe modelet e marra sa aty, sa atje.

6. Hartimi i teksteve mësimore jo gjithherë në harmoni me kurikulat dhe jo pak herë keqpërdorimi dhe favorizimi i autorëve të teksteve qoftë për motive politike apo korruptive. 7. Mos përcjellja, mos shpërblimi dhe mos ndëshkimi i mësimdhënësve për mos sukseset dhe sukseset nga organet përgjegjëse të arsimit.

8. Mosvënia si prioritet kombëtar i arsimit nga institucionet e Shtetit.

9. Gjendja e keqe e paisjeve,ose thënë më mirë mos paisja e shkollave me mjete bashkëkohore mësimore, nuk mjaftojnë disa kompjuterë të përdorur, të dhuruar nga disa donatorë të jashtëm apo individë vullnet mirë.

10. Mos përgaditja permanente profesionalisht e mësimdhënësve, jo trajnime e seminare veq sa për të fituar financiarisht trajnerët apo organizata të caktuara. Të tilla, “tranime” e “seminare”, Kosova ka pasur tepër. Si dilet nga kjo gjendje ? Nga kjo gjendje aspak e mirë në arsim dilet vetëm duke dashur sinqerisht të dalim, jo deklarativisht. Dhjetë pikat që unë i përmenda, të cilat janë për të keq dhe shumë të tjera që s’munda t’i përmend , vetëm duhet kthyer në të kundërt të të këqijave, natyrisht nëse sinqerisht duam.