Tre proza Poetike-Azem Baliaj


1 – FYTYRA E DJEGUR

Ne turnin e trete, nga nje pakujdesi e imja, makineria shpertheu dhe avulli mbi 300 grade, me dogji fytyren. Gezohu qe me shpetuan syte! Po mjekohem intensivisht. E di qe te shqetesova, por kjo ka ndodhur tashme, miku im…Besoj se, se shpejti te jem mire dhe te takohemi pasi me ka marre flake dhe malli per ty. Qesha pak me shprehjen e fundit, ta dish, ama se si u be fytyra pas qeshjes nuk e pashe. Nuk e pashe sepse nuk doja te te merzis ty. Gezohu qe me shpetuan syte! Fytyra ime do lulezoje sapo syte e mi te perballen me fytyren tende. Mezi po pres te te perqafoj…e djegur! Te me sherosh me fytyren tende. Fytyra ime je ti. Te puth me sy… Te njejtet, ne cdo stine kane nje fytyre!

2 – ENIGMA E VALEVE

Lokali buze Drinit quhej Bar-Amerika. Aty, darkave thurnim endrra me Amerike. Me valet e lumit te vjeter i nisnim endrrat drejt detit. Enigma e valeve na bente me romantik te gjitheve, sidomos kur ndonjeri prej nesh, mungonte befas ne njeren prej darkave. Nuk dinim a te qanim per mungesen e tij, apo te gezonim per udhetimin e tij pertej oqeanit?! Heshtja jone shtonte xhiron e lokalit. Hidhnim syte nga valet dhe soditnim ritin e tyre te perjetshem, te njellojshem. Ne secilin nga ne lexohej nje veshtrim i mjegulluar, krejt si veshtrimi i nje shoqes tone te fyer ne dashurine e saj prej te shoqit, te cilin e kishte dashuruar, por ai nuk e vleresonte, dhe ajo, e ngrohur nga nje simpati e re, shihte emigrantin e ardhur nga larg magjishem, me betimin e tij: se une te gezoj ty… Por, shoqja jone e ndjeshme, perhere kishte djalin e vogel perdore dhe enigma e valeve te jetes, dhe ate, ashtu si ne, nuk e ngrohte dhe aq. Valet iknin drejt detit, ne prisnim shtegetimin e radhes, dora e djalit shterngonte doren e shoqes tone ne dileme, syte e shoqes lebyreshin me syte e emigrantit te ulur vetem. Qyteti po vetmohej nga ikja e valeve me plot enigma! Ne secilin zmadhohej Amerika dhe zvogelohej Atdheu. Valet enigmatike, vijonin ritin e tyre!

3 – SHOQJA E NANES

Ajo u leshua mbi arkivolin e nanes tone me denesa. Po mbaheshim te forte deri ne ate moment. I tha ca fjale qe as ne, nje jete nuk i kishim degjuar per nanen dhe pse, ndjeheshim te lumtur gjithe jeten per respektin qe nana gezonte ne qytetin ku lindem dhe u rritem. Ajo na beri te qanim ne sy te ngushelluesve te shumte. Njeri nga vellezerit, mblodhi veten burrerisht dhe e mori me kujdes, me emocion…duke i thene me ze te larte:

– Ti e ke dashur me shume se ne!

– Jo,- foli ajo mes loteve – Ajo me ka dashur mua sa askush ne bote. Jam rritur jetime. Sot mbeta dhe une si ju, pa nane!

Pas ceromonive te zakonshme, ne njeren nga ditet, i shkuam ne shtepi dhe…e ngushelluam. Nuk qante me. Vetem fliste e fliste papushim, sa “ne ngushelluesve”, na u besua vertete qe, edhe ajo kishte humbur nanen, por nuk donte te ndjehej jetime para nesh…

Lissus,10 Tetor 2021.-ajb-