Trëndafili do çeli prore-Shefik Sadiku


TRËNDAFILI DO ÇELI PRORE

Duke pi kafenë në këmbë

seç më vinin do fjalë

fillova të flas nëpër dhëmbë

ashtu siç isha në këmbë.

Pi kafenë e mendohem

në të dy anët po vështroj

me borsalinë në kokë

një vajzë mu afrua e më thotë?

A e njihni ju Gjinin?

thash se çfarë ka ndodhur

u shtanga një copë herë

i thash se unë jam ai vet!?

Asgjë nuk ka ndodhur

trëndafilin e kuq

pasi ju jeni me këtë emër

ta fali me zemër.

Ky trëndafil do çeli prore

ti këtë atmosferë ma zbukurove.

Shesa

05.08.2023

Mund të jetë një imazh i trëndafil