Trëndafili i majit-Suzana Rama


Suzana Rama

Trëndafili i majit

Më falën dikur,

shumë vite shkuar,

një trëndafil të kuq,

për të më uruar.

Sadisfaksion të madh,

më dha ai trëndafil,

shpirti mbledh aromat,

edhe në këtë ditë.

E ruajta me kujdes,

trëndafilin e majit

e freskoja çdo mëngjes

me hoje të pastra kristali.

Derisa një të bukur ditë,

tek e nuhasja ngadalë,

pashë se syri po humbiste,

teksa rrëzohej një petal.

Ngrita petalin dhe shkruajta,

dashuri, fokusuar brënda tij,

i mora erë dhe e admirova ,

e vendosa në faqen e një libri.