Trëndafilin-Majlinda Pajaj


Vështroje trëndafilin ka hapur petalet,

Aroma e ndezur, flutur përmbi buzë,

E dëgjon si rreh zemra për ty, e nuk ndalet,

nga ai çast, kur mu bëre muzë.

Buzët e tua mbajnë erë alkoli,

Dehem në to, e shkrihem si qiri,

Trëndafili ngjyrën, gjakut ia mori,

Tik tak bënë zemra, ritmi im je ti.

Dua të më ndjesh muzgut në perëndim,

Në pranin e hënës, si melodi e nje kitare,

Në pentagramin e shpirtit ti më mbaj në zgjim,

Si flladi i mëngjesit, kur tund perdet në dritare.

Sikur ta dije sa i urrej netët e pritjes,

Dënim për mua, kur ty s’të kamë pranë

Oh sa më mbyt heshtja, mallin e bëjë krisje

Orët ngrijnë pa ty, si shiu në litarë.

Vështroje trëndafilin ka hapur petalet,

Me vesën e mëngjesit fytyrën ka larë,

Aty brenda zemrës, e çelur të mbahet,

Ujitur me lotët, të lulëzoj mbi mallë

MAJL

NEW YORK 09/12/2023