
Tretur Ai
Edmira Xhaferi
….E ndersa mbi supe mbante të rëndë epilogun e jetës së tij, zvarritej sikur të mos kish ekzistuar kurre…
Ai, i lartësuari, që kohën e thyente me dhimbje dhe lëmoshë kërkonte hapave, kthente kokën pas dhe dihaste mëshirë, që fshehur e kishte poshtë gunës së tij të rëndë.
-Ej…..dhe dorën zgjaste të prekte hijen e tij që fitimtare i rrinte mbi kokë.
-Ej…..dhe zëri i mplakur i kthehej kohës së tij që tashmë ishte thinjur…
-Ej…..dhe përgjigja i kthehej mbytyrazi kushedi nga ku.
Më në fund ishte larguar ai….i mpiri nëpër labirinthe dhe i braktisuri nëpër kohën e tij që lotët nuk kishin forca ta shkrinin më…
Ishte zhdukur ai….
Në kohën e tij të limituar ku as gjurmët nuk shenjonin më dhe as titujt nuk shkruheshin më…
….Ishte shuar ai….