Tridhjetë aspra…Dinjiteti-Horgito Hoxha


Horgito Hoxha

Djalë…..Djalë…”U dëgjua zëri kumbues i zonjës Sose nga brënda mureve të gurta të familjes topeleti.Zëri i saj herë vinte me gëzim e herë i mbytur në lot.

-C’ka ngjarë zonja Sose?E ncove gjithë fshatin.

-Lindëm djalë,Maqon e nënës! Qasu moj e hyrë brënda se zemrën e kam mal.

-Tju rrojë,me jetë e kësmet moj Sose!

U fut brënda dhe Sosja I tregoi Maqon.C’të shihte vallë?Maqua 2 kile e 900 gram bëri gjith këtë bujë? 

Për urim duhet darovitur dhe Maro pa menduar fare la mbi djep tridhjetë aspra. Në zonën e jugut qe traditë që peshqeshi i parë i fëmijës rruhej gjatë.

U rrit Maqua sa një plep dhe po e nisnin ne kurbet! Zonja Sose I fut tridhjetë asprat në xhep .

-Këto bir i ke për dert!Tridhjetë aspra më pak kërkund mos mer?

-Rrofsh moj nëno që ma the,30 aspra cdogjë ble!

Maqua u nis për në kurbet.Për punë nuk ja thoshte shumë sepse ishte i vetëm dhe djalë.E kishin mbajtur me kimet! Pas disa ditësh mberiti ne greqi! Ne tokën e huaj do punonte si bari! Kur takoi qirje Nasin ja preu menjëherë pazarin!

– Tridhjetë aspra të mbaj stanin.

Kjo për Maqon ishte shumë.Por kjo nuk meti me aq.Maqua kërkonte vetëm para.I qe bëre ves i keq për cdogjë deshte pagesë! Në stan nuk qendroi gjatë! Iku ne athinë se mendonte se rrugës gjehen paratë! Pas ca kohësh u njoh me një vajze greke! Ajo qe e bukur dhe joshëse!

Shpejt zunë shoqëri me Maqon! Një ditë shkurti në dimër e ftoi vajza në shtëpi! Duke rëne muhabeti te martesa vajza pa që Maqua spo merte ndonjë hap ndaj vendosi ta ftojë vetë!

– Maqo more bukuri ,a s’bëjmë bashkë dashuri?

-C’thua moj tu shoftë emri,ti e paske në terezi.Po Maqos nuk ja hedh dot, tridhjetë aspra qe të më ftosh!

Ky avaz u përserit,Moqua mbeti vetëm nëper shumë kohë ! Nga të pesëdhjetat Maqos si shkuan punët mirë! U sëmur spo gjente derman! Komshinjtë grekë thëritë priftin ta këndoje! Prifti hyri ne derë !

-C’bën o bir I perëndise? Do sherohesh sa të këndoj pak nga kjo bibël.

-C’thua more pak o prifti,Maqos si del dot në pritë ! Në do të më këndosh mbi dorë tridhjetë aspra duhet të lëshosh.

Iku prifti ,viri kujën. Ti shpëtosh jetën dhe ska të ngopur do tridhjetë aspra ,më ja bëfshin gropën!

U hap fjala ne fshat!Nga greqia po kthehej Maqua! Po priste vdekjen! Në fshat se priti askush! Filluan thashethemet:

– E mban mënd moj e kozmajt kur e thira për te më hapur pak ujin tridhjetë aspra ,bëri bujën!

– Po moj motër ctë të them dhe mua me theri një gjel.Nuk shkulej nga avllia , tridhjetë aspra hallë Sofia!

Maqua në fshat vuajti shumë.Si hynte dhe si dilte askush! Dhe me zotin bente pazar pa tridhjetë aspra se le ta marrë! Nuk e di si rranë ujdi,ne fund marsi Maqua mbylli sytë! Në varim shumë pak njerëz nga fisi shkuan nga halli. Maqua u percoll në cepin e varezave te fshatit,I ndarë nga të tjerët. Kur Po ktheheshin nga varezat në fshat doli fjala e Maqos,”Me tridhjetë aspra nuk mbetesh mbi dhe” Këtë fjalë e kundërshtoi gjithë fshati e më gjerë.Me para ndofta rron mirë po respekt nuk mer asnjëherë.

Maqua nuk mendonte gjatë ndaj u be shembull ne fshat! Të gjithëve në mënd u mbeti,mund të rrosh e te varosesh mbase edhe nuk vuan kurrë por me siguri ju theme Dinjitetin me tridhjetë aspra dot se ble!

Aspra-Monedhë e argjëndtë me vlerë të ulët!

Personazhet e trilluara.

Shkroi: Horgito Hoxha