Trillime-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Dialektikën e shpiku Hegeli,

Maksi vazhdoi këtë trillim,

Ashtu si gjithë teoritë e tjera,

Në praktikë …..ishte pa vlerë.

Shekujt vrapuan mbi botë,

Me zërin e zgjatur të hijeve,

Ende duke thirrur për liri,

Në epokën….. e denegrimit.

Të mposhtur nga një jet e ashpër,

Të plagosurit u bën të pa durueshëm,

Fjalime politikanësh me fraza boshe,

Më mirë të flësh se sa ti dëgjosh.

Jetojmë me një grumbull mërish,

Duke na gënjyer ne numërojnë borxhet,

Menduam se qe e vështirë e kaluara,

Po qënka më e vështirë jeta e sotme.

Dhe pa pritur, plot rraskapitje,

U zhytëm në detin që nuk dimë not,

Po mashtrimi zgjerohet si dallgë

Dhe ne si tap …..mbi të notojmë.

Jemi verë e pa trajtuar mirë,

Hajdutët i kemi bër heronjë,

Si në lindje si në perëndim,

Jeta për ne është një djegie ashpër !..