TRING ZILJA…


Centro Artistico e Culturale albanese “Margarita Xhepa”


Të dashur nxënës, ju që i jepni jetë e gjallëri Qendrës sonë me zërat tuaj cicërima, me talentin e pasionin tuaj, po afron ora, që zilja jonë t’ja bëjë TRING edhe për këtë vit!
Harqet e vogla të violinave, vallet, kengët, recitimet, vizatimet tuaja janë një pasuri e paçmuar për ne, ashtu siç janë edhe një provë e një dëshmi që, për gjuhën, artin e kulturën tonë do të ketë gjithnjë pranverë, e kjo na mbush me gëzim e krenari ne, prindërit tuaj dhe i bën më të fortë krahët e Shqiponjës dy krenare!
Duam ta fillojmë me gëzim, hare këtë vit, si shenjë e një gjëndje fitimtare mbi periudhën e vështirë të dy viteve të fundit! Për këtë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, në datën 2 Tetor, do t’ju presin në shkollën “Udha e Shkronjave” disa miq të dashur, personazhe të cilët mbase i keni ndeshur në shkollë, ne rrugë… mbase mbase edhe në ambientet e kësaj Qendre.
Personazhet e teatrit te kukullave e buratinëve do t’ju japin mireseardhjen e tyre!
Të mos e humbim këtë rast, përndryshe miqtë tuaj personazhe kukulla, do të mërziteshin shumë!
Ju urojmë një vit të mbarë e të bukur sëbashku!

About Post Author