Përse as flladi s’fryn pa ty,
As këngë e zogjve nuk dëgjohet?
Përse nuk e ndjej ujin e bjeshkëve
Në gurgullimën e gurrës
E nuk më buzeqesh askush,
Veç heshtja kryeneçe
Mbështjell merzinē time.
Rrahje të plagosura zemre,
Buzë e etur pa një puthje,
Sy i turbullut në një qelibar loti,
Frymë e afshtë pasioni
Dhe një stuhi që vlon brenda gjoksit!
As hēna nuk doli
Shoqëruar me yjet…
Ç’të dilte
Kur në gjithë këtë mrekulli
S’ishe ti-
Kryemagji!
