Trishtim shpirti!Ajri Ramaj


Trishtim shpirti!—

Trishtim,dhimbje në shpirtin tim unë ndjej,

Për kohën e gjatë që ne s’jemi parë,

Pyes veten këtu je,a ke ikur diku largë?

Po ke ikur,një fjalë mua,pse s’ma the?

Në pamundësi një letër t’më kishje lën,

Apo shpirti jot, një tjetër të dashur ka zënë,

T’më thuaje,atë që kishe për të thënë,

Zemrës time, një gur t’i kishja vën.

Unë t’kam dashur e t’dua ashtu si m’parë,

S’mbaj mëndë t’kem lënduar unë ndonjëherë,

A po të jetë po, edhe sa do pak,më thuaj,!?

Në gjunj do të ulem, falje të të kërkoj.

Me shpresë dola ndoshta të të shija.

Por unë jo, ty në atë rrugë, kurr s’të pashë,

Dola herët sa dielli agoi e deri sa ai perëndoi,

Por ti në tjetër rrugë, e me një tjetër shkoje.

I trisht është largimi yt në shpirtin tim,

Unë se kishja mendur kurrë, një gjë të tillë,

Shpirtin tëndë,s’besoj ta kem lënduar,sa do pak,

Të betohem deri në varr, falje ty do të kërkoj!