Iku edhe ky vit i mbështjellë me një vello malli
Mbeta ithtarë i ëndërrave që su shuan asnjëher
Zbrastësinë e zemrës se ngroh dot as dielli
Një gulçim e heshtur,një psherëtim seç më vie këtë herë.
Mërgimi nuk gjeti asnjëher balsam në shpirtin tim
Edhe atëher kur yjet emigruan gjithë mugëtirës
Dhembje përvëluese më përshkojn trupin si vetëtim
Koha më vodhi diku, malli lufton engjujt e errësirës.
Shpirti im do të trokas sonte në tokën e thatë
Kapërcyer mbeta pragut të dëshirës për të ardh
Malli dhe dëshira përplasen, jan tê zëna “mat”
Gjurmët e mallit në shtegballin tim i mbuloi Bora e bardh.
Akrepat e orës do ti shtyejm bashk sonte
Digjem me vetëdije në zjarrin e mërzisë këtë natë
Po të vesh rrobat e kujtimeve,zemra më mirë do të pushonte
Gjumin e natës do ta ndajm bashk, edhe pse larg, larg në mërgatë.